Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Ish presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka vdekur në një spital në Kairo në moshën 91 vjeçare, raporton BBC.

Mubarak ishte në detyrë për tri dekada. Ai gjithashtu ishte fajësuar për vrasjet e protestueseve gjatë revolucionit, i cili më pas ishte liruar në mars të vitit 2017.