Vdes ish kryetari i Kuvendit të Kosovës

Ka vdekur ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur, djali i tij Visar Berisha. Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se ‘pas një sëmundje të rëndë dhe të kahëmotshme Kolë Berisha ka humbur jetë’.

Varrimi i të ndjerit do të bëhët nesër në orën 13:00 ndërsa si shkak i situatës me COVID-19 cermonia e varrimit do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar, ka njoftuar Visar Berisha, djali i të ndjerit.

 

Kolë Berisha gjatë viteve 2006 dhe 2007 kishte shërbyer si kryetar i Kuvendit të Kosovës gjithashtu kishte qenë deputet në Kuvend nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.