Vdes ish-Kryetari i Klubit të Prodhuesve

Astrit Shabani, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës ka vdekur sot.

Vdekjen e tij e ka ngushëlluar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkroi Thaçi.