Vdiq gazetari Muharrem Ramabaja

Ka vdekur gazetari Muharrem Ramabaja.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ramabaja ka qenë gazetar në gazetën ‘Zëri’ nga viti 1977-1990 dhe më pas si drejtor e udhëhoqi gazetën deri në vitin 1993.

Sipas njoftimit të AGK-së, Ramabaja ka vdekur mbrëmë pas një sëmundje disa vjeçare.

Kurse, për shkak të pandemisë, varrimi i tij do bëhet vetëm nga rrethi familjar në fshatin Zllatar të Prishtinës.