Vdes i burgosuri në Dubravë

I burgosuri Z. Ll., 77 vjeçar në  Dubravë ka vdekur mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, se rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit.

ShKK ka njoftuar se i burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Qendrës Korrektuese në Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka vdekur.

ShKK ka bërë të ditur se i burgosuri po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive.

“I njëjti ishte i dënuar për vrasje të rëndë. Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, njofton SHKK.