Aksidenti në Vushtrri - Foto: KALLXO.com

Vdes i aksidentuari në Lipjan

Një person i cili është aksidentuar pesë ditë më parë në fshatin Hallaq të Lipjanit ka ndërruar jetë.

Viktima kishte qenë duke u trajtuar në QKUK.

Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë  i viktimës me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur mëngjesin e 16 janarit.