Vdes humoristi Rasim Thaçi "Cima"

Sot ka vdekur aktori i famshëm shqiptar Rasim Thaçi, i njohur me pseudonimin Cima.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Humoristi i shumë skeçeve televizive ka disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.

Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj.