Vdes Hajrullah Gorani, kryetari i parë i BSPK-së

Të hënën pasdite ka vdekur ish-profesori universitar, Hajrullah Gorani.

Ai ishte 89 vjeçar.

Lajmin e ka bërë publik vajza e tij, Visare Gorani, në Facebook.

Gorani ka qenë kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, qysh në vitin 1990 deri në vitin 2002, duke organizuar punëtorët shqiptarë të Kosovës në rezistencën ndaj masave të dhunshme të imponuara nga regjimi i Milosheviqit.