Ilustrim

Vdes gruaja që mori plagë nga zjarri që përfshiu një dhomë të një shtëpie në Pejë

Një grua ka vdekur pas plagëve që kishte marrë ditë më parë nga zjarri që kaploi një dhomë të shtëpisë në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë marrë informacione nga QKUK se gruaja ka vdekur.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve të saj.

Ditë më parë, më saktësisht me datë 29 mars, policia kishte njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një dhomë e një shtëpie.

Gruaja kishte pësuar plagë nga zjarri dhe e njëjta ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK, në Prishtinë.

Njësitet relevante kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin bërë edhe shuarjen e zjarrit.

Rasti është cilësuar si zjarrvënie.