Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes gruaja në Vushtrri pasi ra në bunar

Një grua në Vushtrri ka vdekur dje në rrethana të dyshimta.

Sipas njoftimit, viktima dje rreth orës 08:30, në rrethana të panjohura ka rënë në një bunar.

Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.