Klinika Emergjente e QKUK-së - Foto: Facebook/UranIsmajli

Vdes gruaja e cila ra nga kati i gjashtë i ndërtesës në Prishtinë

KALLXO.com de ka raportuar se një grua ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Prishtinë.

Viktima dje ishte dërguar me shenja jete në QKUK por e njëjta mbrëmë  si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Bastri Lenjani ka thënë për KALLXO.com se me rastin e gruan po merret Intituti i Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com gjatë ditës së djeshme e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“ Me 5 korrik rreth orës 19:20, policia është njoftuar se  një person, (femër e moshuar) ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë . Pos policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.

Një grua kërceu nga kati i gjashtë në Prishtinë