Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: KALLXO.com

Vdes gjyqtarja e Gjykatës së Gjilanit

Gjykata e Gjilanit ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë sot ka vdekur gjyqtarja Emine Salihu.

Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në degën e Gjykatës në Novobërdë.

Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi, në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.

Po ashtu në njoftim është berë e ditur se varrimi bëhet sot me Ikindi, në ora 16:30.