Vdes gjyqtari i Gjykatës së Prizrenit

Ka vdekur sot në mëngjes gjyqtari i Gjykatës së Prizrenit, Bashkim Beshi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Gjykata e Prizrenit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës së Prizrenit, Artan Sejrani, ka ngushëlluar familjen Beshi për humbjen e më të dashurit të saj.

“Gjyqtari Bashkim Beshi ishte shembulli më i mirë, i cili ka dëshmuar se si duhet shërbyer institucionit dhe vendit me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë”, ka shkruar Sejrani në telegramin ngushëllues.

Për vdekjen e Bashkim Beshit ka reaguar edhe klubi i futbollit Liria, ku i ndjeri ka luajtur për disa vite, si dhe ka qenë sekretar i klubit.

Bashkim Beshi ka vdekur në moshën 52-vjeçare.