Vdes gazetarja Anila Dushi

Gazetarja shkodrane Anila Dushi ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.

Dushi ishte shtruar në repartin infektiv të spitalit të Shkodrës prej disa ditësh dhe nuk arriti ta fitojë betejën me këtë semundje.

Ajo prej vitesh ishte pjesë e medias së shkruar dhe vizive, njeherësh arsimtare në shkollën 9 vjeçare Ali Laçej në Shkodër.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj.

“Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thotë lamtumire Anila Dushit”.– shkruan gazetari Ardi Hoti.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën nga Covid-19 2,304 persona dhe janë infektuar 127,795 të tjerë. oranews