Vdes gazetari Sulejman Gashi

Gazetari i RTK-së, Sulejman Gashi sot ka vdekur pas një sëmundje të rëndë nga e cila ishte duke u trajtuar për disa vjet me radhë.

Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Drilon Gashi, përmes një njoftimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë,” ka shkruar djali i tij.

Sulejman Gashi për katër vite ka qenë duke u trajtuar në ShBA nga një sëmundje e rëndë.