Vdes gazetari Seremb Gjergji
02.12.2022 - 10:13
Ka vdekur në moshën 47-vjeçare gazetari Seremb Gjergji. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e gazetarit.
Seremb Gjergji e ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë dhe e ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume.
“Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në “Facebook”.
Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidat i pavarur për president të Kosovës. Ai ishte shfaqur me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.
Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.