Musli Berisha

Vdes gazetari nga Ferizaj Musli Berisha

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka vdekur gazetari shumëvjeçar dhe punëtori i kësaj Komune, Musli Berisha.

Musli Berisha ka qenë dhe shkrimtar.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka publikuar Komuna e Ferizajt, ndërsa kryetari i kësaj Komune Agim Aliu i është drejtuar familjes Berisha nëpërmjet një telegrami ngushëllimi.

“Zëri i tij karakteristik do të mbahet mend gjatë nga ekrani, gazetaria që zhvilloi ndër dekada gjithashtu, tavolinës së zyrës do t’i mungojë një koleg i shkëlqyeshëm e qytetar shembull”, thuhet në telegramin drejtuar familjes Berisha.

Kryetari Agim Aliu ka thënë se Ferizaj, gazetaria dhe  letërsia varfërohet me humbjen e Berishës.