Vdes gazetari Bedri Sadiku

Ka vdekur sot në moshën 64 vjeçare  gazetari Bedri Sadiku.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur familja e të ndjerit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka shprehur ngushllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Sadikut.

Bedri Sadiku  për disa vite kishte punuar  në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve të 80-ta, ndërsa më vonë gjatë viteve të 90-ta, në Tiranë dhe Shkup.

“Sadiku kishte nxjerrë në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia”, thuhet në telegram ngushëllimin e AGK-së.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.