Vdes Faton Osmani, gazetar dhe themelues i Agjencisë së lajmeve "Ekonomia Online"

Gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani ka vdekur në moshën 49 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vetë Agjencia e lajmeve “Ekonomia Online”, më 11.02.2025.

Para themelimit të Agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione. Ai ka punuar në BIRN Kosova nga tetori i vitit 2011 deri në mars të vitit 2013.

Për vdekjen e Osmanit ka shprehur ngushëllime edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Në telegramin e tyre të ngushëllimit, AGK ka potencuar se kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë.

“Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së lajmeve ‘Ekonomia Online’, Faton Osmani, në moshën 49 vjeçare. Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte ‘Ekonomia Online’, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare.” – thuhet mes të tjerash në këtë telegram ngushëllimi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

“Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë.” – vazhdon njoftimi i AGK-së, më 11.02.2025.

Për vdekjen e Osmanit kanë shprehur ngushëllime edhe kolegët e tij gazetarë.