Foto: KALLXO.com

Vdes edhe personi i tretë nga përleshja me armë në 'Mati 1'

Njëri nga të plagosurit në përleshjen e armatosur të 5 shtatorit për një kontest prone në lagjen “Mati 1” në Prishtinë ka vdekur sot.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, doktoresha kujdestare, Agreta Gecaj, e cila tha se pacienti Gani Rafuna ka vdekur rreth orës 15:15.

“Ka vdekur personi i tretë rreth orës 15:15, pacienti Gani Rafuna vitit 1943, i cili ka qenë i pranuar në kujdes intensiv nga data 5 shtator, mirëpo përkundër intervenimeve kirurgjike dhe kujdesit intensiv që iu ka ofruar, ai sot ka ndërruar jetë”, tha Gecaj.

Ajo shtoi se personi i katërt i plagosur në përleshjen e para 10 ditëve është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Kurse personi i katërt është në gjendje të mirë, është lëshuar nga kujdesi intensiv dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha Gecaj.

Në përleshjen e 5 shtatorit mes familjeve fqinje Rafuna e Mehmeti, ishin plagosur katër persona. Dy prej tyre vdiqën në ditën e incidentit.

QKUK tregon bilancin e përleshjes me armë në Mati 1

.