
Vdes edhe personi i pestë nga aksidenti në Bërnjak të Rahovecit
Ka shkruar në pesë numri i viktima nga aksidenti në fshatin Bërnjak të Rahovecit, i cili ndodhi pasditen e 26 korrikut.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e viktimës së pestë nga ky aksident.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Samir Lama, i aksidentuar rëndë në Bërnjak më 26 korrik. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lama nga Rahoveci në këto ditë të vështira për ta”, ka shkruar Latifi.
Pasditen e 26 korrikut, tre persona mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
“Sot rreth orës 15:30, Policia është informuar nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26 korrik, L . J, 46 vjeçar, për shkak te lëndimeve te rënda ka vdekur”, ka thënë thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
KALLXO.com kishte raportuar për aksidentin i cili ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
Për viktimat e këtij aksidenti, i pari i Rahovecit kishte shpallur ditën e hënë ditë zie në Komunën e Rahovecit.