Vdes edhe personi i dytë në aksidentin në fshatin Arllat

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.

Në raportin ditor të policisë thuhet se vozitësi i kamionit është arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

KALLXO.com raportoi mbrëmë se në një aksident që ka ndodhur në fshatin Arllat, kanë qenë të përfshira një kamion dhe një kamionetë.

Policia ka treguar se nga ky aksident dy persona kanë humbur jetën.

Aksident në Arllat, një i vdekur