Vdes edhe një person nga COVID-19

Mbrëm ka vdekur një person i infektuar nga COVID-19.

Pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë,  ka vdekur në Klinikën Infektive. Sipas njoftimit, ai përveç infeksionit me COVID -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me COVID -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftim.