Vdes edhe një person nga coronavirusi në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv ka vdekur edhe një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me CoVid-19, raporton A2 News, në Shqipëri.

67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

67-vjeçari është viktima e 10-të e prekur nga CoVid-19 në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme vdiq një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Pacientja që rezultonte në kartelën e Spitalit Infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.