Vdes edhe një i infektuar me COVID-19 nga Kamenica
22.7.2020 - 13:27
J.H nga Kamenica i cili ishte i infektuar me COVID-19 ka vdekur sot në Spitalin Regjional të Gjilanit, njofton kryetari i komunës Qëndron Kastrati.
“Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje”, shkruan Kastrati.
Katrati i ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka uruar që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tone duke apeluar tek të gjithë që t’i respektojnë udhëzimet kyqe në parandalimin e COVID-19.