Vdes e mitura në Ferizaj pasi bie në bunar

Një vajzë e mitur në Ferizaj ka vdekur pasi ka rënë në bunarin i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur para dy ditëve, ndërsa viktima ka vdekur dje.

“Rasti ka ndodhur më datë 23 shkurt rreth orës 14:00, ku një vajzë aksidentalisht ka rënë në bunarin e cili ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj. Viktima është nxjerrë nga fqinjët dhe familjarët nga bunari dhe është dërguar në QKUK. Pasditen e djeshme nga QKUK jemi informuar se viktima ka vdekur”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.