Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes e aksidentuara në Fushë Kosovë

Ka vdekur një grua si pasojë e një aksidenti trafiku rrugor pasditen e së mërkurës  në Fushë Kosovë.

Viktima menjëherë pas aksidentimit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sipas policisë, dje viktima ka vdekur.

‘’Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion’’, thuhet në raportin policor.