Vdes drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë

Nexhmedin Jakupi, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Vitisë përmes një telegram ngushëllimi.

Kryetari Sokol Haliti ka thënë se janë të shokuar dhe prekur thellë nga humbja e një drejtori, të cilin e quajti, shembullor dhe bashkëpunëtor të përkushtuar e të palodhur.

Ky është telegram ngushëllimi i plotë i publikuar në “Facebook”

Të shokuar nga lajmi për vdekjen e drejtorit shembull, Nexhmedin Jakupi

Dita e sotme nuk  ka mundur të përfundojë më rëndë, se sa me lajmin  për vdekjen e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunēn e Vitisë, Nexhmedin Jakupi.

Jemi të shokuar dhe prekur thellë nga humbja e një drejtori shembullor dhe të një bashkëpunētori të përkushtuar, e të palodhur.

Nexhmedini, nuk kurseu veten në asnjë moment. Ishte në dispozicion, kohë e pakohë, ditën dhe natën, ditëve të pushimit dhe të festave, pēr t’iu ofruar qytetarëve shërbimet publike.

Ishte nder dhe kënaqësi të punoja për gati tetë vite me një njeri të urtë, punētor, të sinqertë e të afërt, siç ishte Nexha.

Ngushëllime familjes Jakupi, të afêërmve, banorëve të Radivojcit, miqve, kolegëve dhe institucioneve komunale!

Me dhembje të thellë,

Kryetari i Komunës së Vitisë,

Sokol Haliti.