Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes babai i kryetarit të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tij, Daver Haskuka.

Haskuka ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në ora 14:20 në varrezat e qytetit të Prizrenit dhe se për shkak të masave të pandemisë nuk do të ketë të pame.

Njoftimi i plotë i kryetarit Haskuka:

Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëgjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka.

Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren.

Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame.

Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!