FOTO- Facebook/Berat Buzhala

Vdes babai i Berat Buzhalës pasi ishte infektuar me COVID-19

Ka vdekur sot babai i drejtorit të Gazetës Express dhe Televizionit 7, Berat Buzhala.

Sipas njoftimit të vetë Buzhalës, babai  i tij Bashor Buzhala, vdiq sot në orën 13 në moshën 72 vjeçare, pas një beteje me virusin COVID-19.

“Varrimi është nesër në Çabiq. Për shkak të situatës së pandemisë ai do të zhvillohet vetem në praninë e familjarëve të afërm”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Deri  më tani në Kosovë janë regjistruar 4512 raste me COVID-19, nga ta të shëruar 2156 dhe të vdekur 98.