Vdes avokati nga Mitrovica

Sot në orët e paradites ka vdekur avokati Kapllan Baruti.

Baruti ka ushtruar profesionin e avokatit nga tetori i vitit 2010 në Mitrovicë.

Paraprakisht ai ka qenë kryetar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë nga viti 1999 deri më 2010.

Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Beogradit në vitin 1966, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 17.06.1969 në Prishtinë.

Për vdekjen e avokatit Baruti ka reaguar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

KALLXO.com ka kontaktuar kryetarin e Odës së Avokatëve për rajonin e Mitrovicës, avokatin Vehbi Beqiri i cili ka njoftuar se sipas djalit të tashmë të ndjerit, avokati Baruti ka pasur një sulm porse i është bërë edhe testi për COVID-19 dhe janë në pritje të rezultateve.

“Unë po bëhesha gati të shkoj në varrim por për shkak të situatës me COVID-19 varrimi u bo vetëm nga familjarët. Ndërsa djali i tij me njoftoi se ka pasur një sulm por i kanë bërë edhe testin për COVID-19 dhe janë në pritje të rezultatit”, tha Beqiri për KALLXO.com.

Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat që gjenden në veri të Mitrovicës.