Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Një vajzë ka vdekur aksidentalisht në Suharekë.

Rasti ka ndodhur më 31.08.2024 rreth orës 19:30.

“Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”- thuhet në raportin policor.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve.

Detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.