Vdes 33-vjeçari që ishte lënduar sot në aksident në Skenderaj

Një 33-vjeçar që ka mbetur i lënduar nga aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Polac të Skenderajt, ka vdekur sonte rreth orës 22:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:30.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri . Ndërsa rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK  ka vdekur  shoferi i veturës i moshës rreth 33-vjeçar”- ka thënë ai.