Vdes 32-vjeçarja, shkon në 5 numri i viktimave të aksidentit në rrugën Ferizaj-Shtime

Në QKUK ka vdekur e lënduara në aksidentin që kishte ndodhur më 6 qershor në rrugën Shtime-Ferizaj, në zonën e fshatit Koshare.

32-vjeçarja I.R. ka vdekur sonte rreth orës 20:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte dërguar pas aksidentit tragjik, në të cilin kishin humbur jetën 4 familjarë të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Ferizajt përmes një komunikate.

Në aksidentin tragjik të 6 qershorit kishin vdekur në vend 4 persona, të gjithë familjarë.

Me vdekjen e I.R. numri i viktimave të këtij aksidenti shkon në 5.

Viktimat janë të familjes Ramadani nga Shtimja.

Ndërsa, i dyshuari për aksidentin është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.