Vdes 29-vjeçarja që u godit nga automjeti në Mazgit

Ka vdekur këmbësorja e cila u aksidentua sonte në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Magzit.

Viktima, 29-vjeçare, ka ndërruar jetë në Emergjencë në QKUK.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emërgjencës së QKUK-së,  jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor  kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

KALLXO.com raportoi disa minuta më parë se një këmbësore është goditur nga një automjet.