
Vdes 25-vjeçari i cili u lëndua nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren
Ka vdekur sot, më 20.01.2025, 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren, në natën e Vitit të Ri, më 31.12.2024.
Viktima me inicialet A. M., për shkak të plagëve të rënda ishte transferuar në Turqi për trajtim.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot më 20.01.2025, rreth orës 11:00, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren më 31.12.2024 (shpërthimi i fishekzjarrëve) – si pasojë e lëndimeve të marra sot ka vdekur.” – ka thënë Bytyqi, më 20.01.2025.
Uka: 25-vjeçari i lënduar nga fishekzjarret në Prizren është në gjendje kritike