Ilustrim

Vdes 12 vjeçarja në Belgjikë nga COVID-19

Një 12 vjeçare ka vdekur nga coronavirusi, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë së Belgjikës për CNN.

Zëdhënësja tha se një vajzë ka vdekur të hënën, duke refuzuar të japë detaje të tjera për të repektuar privatësinë e familjes.

Emmanuel Andre, zëdhënës i qeverise belge tha se ishte shumë i prekur të flasë për rastin në televizion.

“Ky ështe një moment i rëndë emocional sepse prek fëmijë si dhe ndikon komunitetin mjekësor dhe shkencor,” tha ai.” Është një ngjarje shumë e rrallë që na shqetëson,” tha Andre.