COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Vdekjet nga COVID-19 në Kosovë arrijnë në 600

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur katër pacientë nga COVID-19 në Kosovë.

Me këtë të dhënë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në gjithsej 600.

Në anën tjetër, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 55 raste të reja pozitiv nga 574 mostra të marra.