Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok

Një trup i pajetë është gjetur gjatë të enjtes në fshatin Zupqë të Zubin Potokut.

Ka qenë një person i cili fillimisht kishte hasur në një trup të dyshimtë dhe ka raportuar në Policinë e Kosovës.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pa jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.