Zubin Potoku. Foto: Kallxo.com

Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok

Një person është gjetur i vdekur, pasi fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të premten rreth orës  05:00, në Jasevik të Poshtëm të Zubin Potokut.

Sipas PK-së, viktima është gjetur pa shenja jete, nga njësitet policore dhe zjarrfikësit, në afërsi (të pendës së vogël) të lumit Ibër.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu dorëzohet familjarëve për ceremoni mortore.