Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Viti, Policia po heton rastin

Një person ka vdekur në qytetin e Vitisë, kanë konfirmuar nga Policia në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani thotë se dyshohet për vetëvrasje.

Rasti në Polici u raportua më 28.08.2024 rreth orës 09:50.

“Personi i lënduar mashkull kosovar i vitit të lindjes 1965 edhe përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor nga mjeku konstatuar është konstatuar vdekja e tij” – tha Osmani.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe nga hetimet e para dyshohet se viktima të ketë kryer vetëvrasje ku në vende ngjarjes si dëshmi është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.” – tha Osmani për KALLXO.com

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

“Njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan po punon në mënyrë intensive në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave dhe motivit të këtij rasti” – tha tutje zëdhënësi Osmani.