Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Një person ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete një person.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 09:28 minuta.

Në vend të ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Suharekë.

Është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.