Foto: Ilustrim
Vdekje e dyshimtë në Suharekë
03.9.2020 - 10:56
Një person është dërguar pa shenja jetë në emergjencë dje në Suharekë.
Rasti në fjalë është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një gëzhojë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.