Foto: KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Izbicë të Skenderajt.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 1:00.

Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Viktima ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit,  ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me  vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.