Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës në Skenderaj është konstatuar një vdekje e dyshimtë.

Sipas njoftimit të Policisë dje rreth orës 11:00 në Skenderaj së bashku me ekipin mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Tutje është njoftuar se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.