Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Prizren, një grua dërgohet pa shenja jete në spital

Një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Policia ka njoftuar se rasti është hapur dje rreth orës 16:20 ndërsa vdekjen e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Në raportin ditor të policisë thuhet se viktima më pas është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është  dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.