Vdekje e dyshimtë në Prizren

Disa persona nga Prizreni janë ankuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka vdekur në Spital. Të njëjtit dyshojnë se viktima nuk ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit në Prizren.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin policor.

Sipas Policisë, rasti i iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” ka ndodhur dje rreth orës 11:00.