Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 5:00 në mëngjes ka gjetur të vdekur një person mbrapa Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor  në vendin e ngjarjes.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.