Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ishte gjetur i alivanosur në banesën e tij, ndërsa më pas vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Këtë vdekje, Policia e Kosovës e ka konsideruar vdekje të dyshimtë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:00.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.