Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Podujevë, policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se po hetohet vdekja e një personi, i cili ishte gjetur i alivanosur në një fushë të Podujevës.

Pas gjetjes së tij dje rreth orës 12:50, ekipi mjekësor ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në trajtim mjekësor.

Mjeku kujdestar në emergjencë ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.